Pse po rriten vetëvrasjet e drejtorëve në Zvicër!

Numri jashtëzakonisht i madh i vetëvrasjeve të biznismenëve në Zvicër ka detyrue komunitetin e biznisit thellësisht me imagjinu se si biznismenët në vendet e nalta po përballen me stresin, ndërsa kompanitë e tyne janë tue luftue për të ruejt statusin e tyne n’ekonominë globale, raportojnë mediat e hueja.

Vdekja e javës së kalueme e ish CEO i kompanisë së Sigurimeve Zuerich, Martin Senn, erdhi ma pak se tre vjet mbas vetëvrasjes së drejtorit financiar të kompanisë, Pierre Wauthier.

Wauthier në shenimin vetëvrasës ka deklaru se ai ishte nën presion të madh nga administrata e presidentit Joseph Ackerman, por mbikëqyrësi i tij në hetim u shpall i pafajshëm.
Neville Martin, CEO i Dhomës së tregtisë zvicerano-emerikane, tha se komuniteti i biznisit ishte i tronditun nga vdekja e Senn dhe Wauthier dhe pyesin nëse ato mund të parandalohen.

“E vetmja gja që ju mundeni me ba asht të bani ma shumë vëmendje të sinjaleve”, thotë ai.

Neville njihte edhe dy të tjerë, sikurse Carsten Schloter, kreu gjerman i kompanisë zvicerane i telekomunikacionit Swisscom, i cili mori jetën e tij në vitin 2003 dhe Alex Widmer, kreu i Bankës „Julius Baer“, i cili vrau veten në vitin 2008, shkruen albinfo.ch.