Pse po tremben serbët nga vizita e Edi Ramës n’Beograd

Agjencia e lajmeve ruse “Sputnik” në nji analizë për vizitën e Ramës në Beograd, befason kur shkruen se serbët mendojnë se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd në samitin e ardhshëm ekonomik asht nji shejë që Serbia asht tue sinjalizue gadishmëninë e saj për me njoftë Kosovën si shtet i pamvarun.

Në shkrim thuhet se serbët e Kosovës tremben se kjo vizitë ka me u shoqnue me njohjen e pamvarësisë së Kosovës nga Serbia.