Pse po tutet Vucic?

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic tha se ai ka tutë se autoritetet shtetnore kanë me pasë të vështirë me gjetë personin, i cili la armët pranë shtëpisë së familjes së tij në Jajinci.

“Unë besoj në shërbimet dhe shtetin e Serbisë, por kam tutë se ka me qenë e vështirë për me gjetë se kush janë palët që sollën këto armë dhe për çfarë qëllimi janë lanë aty”, u ka thanë Vucic gazetarëve, transmeton Indeksonline.

Ma tej, ai shtoi se rasti i tij doket i komplikuem për me u zbardhë lehtë.

Në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit serb Vucic gjatë ditës së Shtunë janë zbulue armë të shumta, raketa, granata dore, 100 fishekë, katër ose pesë plumba për armë automatike dhe 15 fishekë të kalibrit të panjohun.