Pse po vjen kryeministri serb n’Kosovë!

vucic

Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka me vizitue Kosovën të Diellën, më 3 Prill, ka thanë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric.

“Ky asht nji lajm i madh dhe i randësishëm për të gjithë qytetarët, sidomos ata në Kosovë” .
“Kryeministri të Diellën, me 3 Prill do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me minatorët e Trepçës, do të vizitojë Zubin Potokun dhe Mitrovicën,” tha Djuric për RTS.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë poashtu ka deklaru se kjo vizitë asht nji mbështetje e fortë për serbët në Kosovë si tha ai “në nji kohë të veshtirë dhe të paqëndrueshme”.