Pse Putini nuk e don Hillary’n? CNN i jep këto arsye! (video)

Nuk asht vetëm Donald Trump, ai që medoemos kerkon që Hillary Clinton mos me u ba presidente, por me republikanin në këtë kauzë duket se asht bashkue fuqishëm edhe Vladimir Putin.

Simbas nji editoriali të publikuem nga CNN, presidenti rus i druhet faktit që ish-Sekretarja e Shtetit me marrë në duer postin ma të naltë drejtues të Shteteve të Bashkueme.

Deshmi e kësaj asht rritja e sulmeve kibernetike të Rusisë ndaj serverave amerikane, vetëm për me minimizue perspektivën presidenciale të Clintonit.

Kur hacker’at publikuen e-mail’at e Komitetit Kombëtar Demokrat, vetëm disa orë përpara Konventës së Demokratëve, specialistët e sigurisë gjetën gjurmë të agjentëve rusë.

Kjo ka ba që qeveria amerikane me akuzue publikisht Rusinë për ndërhymje në zgjedhjet amerikane, e çdo shembull i ndërhymjes deri tash ka dëshmue se ka vetëm nji qëllim: me damtue kandidaten demokrate Hillary Clinton.

Simbas editorialit, transmeton TCH, asht e qartë përse Putin i frigësohet Clintonit.

Shefi i Kremlinit e sheh atë si nji kërcënim real të objektivave të tij.

Për Putin, ndalja e Clintonit nga Zyra Ovale nuk asht vetëm nji objektiv i randësishëm strategjik, por gjithashtu personal.

Ai e konsideron ish-Sekretaren e Shtetit si nji mbështetëse të opozitës ruse.

Në vitin 2011, shefi i Kremlinit u përball me protestat ma të mëdha që vendi ka pa, që nga rania e Bashkimit Sovjetik.

Ai ka shërbye dy mandate si president, maksimumi i lejuem, e befasisht ka shfaq ambicien për nji mandat të tretë.

“Armiqësia personale” e Putinit me Clintonin përkon me qëllimet e tij ma të mëdha strategjike. Vitin e fundit, ai ka ndryshue tanësisht politikën e mbrendshme dhe të jashtme të Rusisë.

Putin po sfidon SHBA’të, NATO’n dhe Bashkimin Europian në çdo hap.

Pamvarësisht se për momentin ka nji ekonomi të tkurrun, Rusia po e përdor fuqinë e saj ushtarake për me kthye veten në nji lojtar kyç në skenën botnore.