Pse serbët po i bllokojnë pikat kufitare me Kosovën!

Shoqata e familjeve me të rrëmbyem e të vramë serbë në Kosovë, gjate viteve 1998-2000, me nji deklaratë për shtyp sot e kanë informue NATO’n, KFOR’in, UNMIK’un dhe EULEX se së shpejti kanë me i bllokue plotësisht pikat kufitare në Merdare, Jarinje dhe Konçul, derisa “të dashtunit e tyne nuk lirohen dhe t’u kthehen familjeve të tyne”, shkruen radiokontaktplus.

Ata kritikojnë bashkësinë ndërkombëtare për atë që si thonë ata, nuk e gjykojnë sjelljen e institucioneve në Prishtinë, të cilët “me sjellje të papërshtatshme dhe kercënimet e shemtueme të arresteve bllokojnë punën e drejtorit te zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, dhe ia bajnë të pamundun kryemjen e detyrave në territorin Kosovës”.