Pse Serbia po rritë kontrollin policor e ushtarak n’kufi

Serbia ka shtue kontrollin e kufinit jugor, përkatësisht atë me Kosovën.

Ministri i Mbrendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanovic dhe ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic, kanë vizitu bazën e Xhandarmërisë n’afërsi të kufinit me Kosovën, ku kanë nënshkru edhe nji marrëveshje bashkëpunimi për bashkërendim të aktiviteteve për të shtue numrin e pjesëtarëve të policisë e ushtrisë në patrullimin e këtij kufini.

Simbas nji njoftimit të Ministrisë së Mbrendshme të Serbisë, thuhet se ministri Stefanovic, ka thanë se shtimi i numrit të pjesëtarëve policorë e ushtarakë, po bahet në ato pjesë, ku simbas tij, rrezikohet siguria ma së shumti.

“Nuk do të lejojmë që të ketë veprime terroriste. Gjithashtu nuk do të lejojmë që dikush t’i kercënojë pjesëtrët e njisiteve tona”, ka thanë ministri i mbrendshëm serb.