Pse s’ka ma azil për kosovarët në vendet e BE’s

azili-be

Parlamenti Europian ka fillue nji procedurë për krijimin e nji liste të shteteve “të sigurta”, ku pritet të jenë shtatë vende, përfshi Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.

Kjo nënkupton se të gjithë ata që kërkojnë azil nga këto shtete në BE, simbas kësaj liste, nuk do të kenë fare shanse që ta fitojnë atë.

Përmes kësaj iniciative, si thuhet në këtë parlament, do të zvogëlohet numri i azilkërkuesve n’Europë dhe do të merren me ato raste që, me të vertetë kanë nevojë.

Simbas të dhanave t’agjencisë së BE’s kontrollin dhe menaxhimin e kufijve – Frontex, gjatë vitit të kaluem, vetëm nga Kosova ka pasë 24 kërkesa për azil në shtetet e BE’s.

Për këtë arsye, komiteti i lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Parlamentin Europian, ka nisë këtë iniciativë, që do të formonte këtë listë të vendeve të sigurta, në të cilët do të gjenden të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.

Por, përkundër kësaj, kalimi i kësaj liste do të hasë në shumë polemika nga deputetët e Parlamentit Europian për mënyrën e vendosjes së kritereve që vlerësojnë se cilat shtete janë të sigurta e cila jo.

Arsyeja kryesore e krijimit të kësaj liste asht se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kur kërkojnë azil në BE, arsyen kryesore e kanë problemet ekonomike që nuk njihen si arsye.