Pse u anulue seanca për rastin ‘Kumanova’

seancakumanova

Gjykata e Shkupit e ka shty seancën gjyqësore të mbyllun të rastit “Lagjja e Trimave – Kumanovë” e parapame që të mbahet sot prej orës 10:00.

 
MPB nuk ka pasë kapacitete të mjaftueshme që të asistojë në këtë seancë, mbasi që të njajtit i ka dergue në kufinin Maqedoni – Greqi mbas incidentit të djeshëm me refugjatët, raporton Portalb.

“Policia nuk ka mund që të asistojë në këtë seancë, për shkak se të gjitha kapacitetet i ka dergue në kufinin me Greqinë. Për këtë rast, seanca sot asht shty. Seanca e radhës asht caktu për 21 Prilli”, tha për Portalb avokatja e palës mbrojtëse Artene Ademi.

Lajmin për shtymjen e seancën e kanë konfirmu edhe nga Gjykata Themelore Shkupi 1, tue thanë se seanca asht shty për shkaqe teknike, gjegjësisht sepse t’akuzuemit nuk janë sjellë në Gjykatë.