Pse u hesht skandali i papamë i Gjykatës së Drenasit? (video)

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetue  hulumtimin që zbuloi nji skandal të papamë deri tash në sistemin e drejtësisë në vend.

 

Hulumtimi kallxoi se përgjegjësit e kësaj gjykate nuk i kanë regjistrue rreth 20 mijë landë të kundërvajtjeve në regjistrat e lëndëve të kësaj gjykate.
Dami nga mos-regjistrimi i mbi 20 mijë landëve mundet me arritë në qinda mija euro për buxhetin e shtetit.

Në Gjykatën e Drenasit mbi 10 mijë landë të vitit 2014 stafi përgjegjës i kësaj gjykate nuk i ka regjistrue hiq në regjistrat e gjykatës.

Të gjetunat kallxuen se mbasi janë lanë landët e vitit 2014 pa u regjistrue, përgjegjësit e Gjykatës kanë vazhdue me regjistrimin e landëve të vitit 2015, pa i regjistrue hiq ato të vitit paraprak 2014.

Si rezultat i kësaj, mbi 10 mijë landë të kundërvajtjeve në këtë gjykatë janë parashkrue pa u regjistrue, mbasi ato landë janë lanë në harresë.

Kjo gjendje asht tolerue edhe në vitin 2016’të.

Simbas të gjetunave del se landët e vitit 2016’të bashkë me ato të vitit 2014 janë regjistrue në vitin 2017.

Hulumtimin e plotë të ‘Drejtësia në Kosovë’ mundet me pa në linkun e maposhtëm: