Pse u nderpre seanca për EULEX’in, kush mungoi

Edhe pse deputetët e Kuvendit të Kosovës votuen shmangjen e rregullores, që ti hapin rrugë votimit të projektligjeve të EULEX’it, seanca parlamentare u ndërpre për pak minuta, mbasi në sallë nuk ishte Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Ministri Kuçi asht dasht me i prezentue dy projektligjet e Qeverisë për EULEX’in, para se ato të votohen nga deputetët e Kuvendit.

Megjithatë, ai nuk ishte i pranishëm në sallë dhe për këtë kryesuesi Xhavit Haliti ndërpreu seancën për 15 minuta.