Pse Vetëvendosje po kerkon shkarkimin e Bordit të RTK’s!

Lëvizja Vetëvendosje përmes nji konference për media ka kerkue shkarkimin e Bordit të RTK’s tue thanë se janë shembuj të keq të menaxhimit dhe keqpërdorimit të taksave te qytetarëve.

Shqipe Pantina, deputete e kësaj Lëvizje tha se përkundër faktit se merr 10 milionë euro në vit nga buxheti i shtetit, asnjiherë nuk ka tregue se ku i shpenzon ato para.

Ajo shtoi se edhe pse ky institucion publik ka 950 punëtorë, ajo po vazhdon me ble emisione që nuk janë të lejueshme.