Plotësohet kushti i fundit për liberalizim të vizave

halitilive

Kuvendi i Kosovës sot mbas deshtimit që këtë ta bajë në nji nga seancat e kalueme, ka arritë që të zgjedhë bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Me 64 vota pro, një kundër dhe 10 abstenime, Kuvendi ka zgjedhur, Blerim Dinën, Nuhi Paqarizin dhe Goran Milenkoviqin për anëtar të bordit të OSHP’s.

Kryesues i këtij bordi asht zgjedh Blerim Dina.

Zgjedhja e këtij bordi, ka qenë njani nga kriteret që Kosova ende nuk i kishte përmbush për liberalizim të vizave.

 

LIVE n’RROKUM: Blerim Dina zgjedhet kryesues i OSHP’s

Kuvendi i Kosoves ka votue antaret e bordit te OSHP’s.

Kryesues asht zgjedh Blerim Dina, me 64 vota për, nji kundër dhe 10 abstenime.

Ndërkaq dy anëtarët tjerë janë zgjedh Nuhi Paçarizi dhe Goran Milenkoviq.

Zgjedhja e tyne asht edhe nji nga kriteret për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian.

———————————–

Ka fillue seanca e sotme e Kuvendit ku priten me u rishqyrtue disa pika te cilat jane ne rend dite, e ku ma kryesorja asht votimi i bordit te OSHP’s.

Edhe sot opozita kete seance ka me bojkotue, keshtu qe nuk pritet ndonji spektakel i gazit.

Televizioni Rrokum, kete seance asht tue e transmetue LIVE.

 

Pse Vetëvendosje s’merr pjesë në seancën e sotme!

Dy partive opozitare, AAK’s dhe Nismës, për të mos marr pjesë në seancën e sotme ju asht bashkangjit edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Seanca e cila pritet të fillojë sot n’ora 11:00 do të zhvillohet pa praninë e partive opozitare.

Krejt kjo mbasi AAK dhe Nisma kanë vendos përfundimisht që të bojkotojnë pjesëmarrjen e tyne në seancat e Kuvendit.

Por nji gja të tillë nuk do ta bajë Lëvizja Vetëvendosje.

Ata pjesëmarrjen e tyne ne seancë do ta vlerësojnë mvarësisht nga randësia që simbas tyne ka seanca.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adonis Tahiri tha në nji prononcim për lajmi.net se në seancën e sotme kanë vendos që mos të marrin pjesë.

“Po sot kemi vendos që të mos marrim pjesë në këtë seancë. Na do të vlerësojmë randësinë e seancës, për të vendos më pas a të jemi pjesëmarrës ose jo”, ka thanë Tahiri.

Përndryshe, sot si pikë e rendit të ditës do të jetë edhe votimi i bordit të OSHP’s, njani nga kushtet për liberalizim të vizave.