Pse Vucic asht krenar me Vojislav Seselj!

vucicsheshel

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thanë se asht krenar që qeveria e tij ka mbrojt ligjet dhe dinjitetin e Serbisë, si dhe dinjitetin qytetar të udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Seselj, të cilin Tribunali i Hagës e ka liru nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Imagjinoni se çfarë turpi do të përjetonim sikur Seselj ta kishim dergue në Hagë e ata ta kthejnë mbas 25 ditësh. Jam krenar që Qeveria e Serbisë ka mbrojt ligjet dhe dinjitetin e Serbisë, të qytetarëve të saj dhe të tij. Nuk kam asnji antipati ndaj tij. Atij dhe familjes së tij u dëshiroj çdo të mirë”, ka thanë Vucic për gazetarët në Beograd.

Vucic ka shtu se ai, si kryetar i qeverisë, do t’ju kundërvihet ashpër politikave të Seselj, sepse ato politika, simbas tij e shtyjnë Serbinë në të kaluemen, në probleme dhe në vështirësi ekonomike.

Gjykata për Krime Lufte në Hagë e ka shpall t’Ejten të pafajshëm Seselj, i cili asht akuzu për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që lidhen me luftat në Ballkan në vitet 1990.

Gjykata e Hagës ka leju që Seselj të qendrojë në Beograd kur të jepet vendimi.

Atij i asht dhanë leje e përkohshme në vitin 2014 për trajtim të kancerit, por ai i ka sfidu urdhnat e gjykatës për t’u kthye dhe ka mbet në Serbi.