Publikohen emnat e rusëve që deshtën me vra Djukanovic’in. Kjo ishte shuma e dhanë për vrasjen e tij

Prokurorët në Mal të Zi kanë publikue emnat e dy shtetasve rusë, të cilët, simbas tyne, kanë ba përpjekje të organizojnë vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Milo Djukanovic, në muejin Tetor.
Prokurorët i kanë identifikue dy rusët si Eduard Sirokov dhe Vladimir Popov.

Zyrtarët malazezë thanë se ata kanë takue me 26 Shtator në Moskë Aleksandar Sindjelic, liderin e organizatës nacionaliste ‘Ujqit Serbë’, për me organizue komplotin.

Raportohet se ata i kanë dhanë Sindjelic 200,000 euro.

Rreth 20 shtetas serbë dhe malazezë, përfshi Sindjelic, janë arrestue në Mal të Zi me 16 Tetor, në lidhje me komplotin e dyshuem.

Vendndodhja e Sirokov dhe Popov nuk dihet.

Rusia ka mohue çdo përfshimje në komplotin e dyshuem.