Publikohen fotot e 2 të dyshuemve mbrenda aeroportit n’Bruksel

personat e dyshuem

Mediat belge kanë publiku fotografitë e dy personave që besohet se janë dy pergjegjësit kryesorë për shpërthimet në Bruksel.

Në fotografinë e kamerave të sigurisë, janë dy të dyshuemit mbrenda aeroportit para se të ndodhte shpërthimi.

Dy personat në foto, janë të dyshuem për vendosjen e bombave n’aeroportin ndërkombëtar të Brukselit, ku humbën jetën 14 persona.

Autorët që mendohet se janë përgjegjës për shpërthimet n’aeroport, janë të veshun me të zeza, si duken edhe në fotografinë e publikueme nga mediat belge.