Publikohen pamje nga stërvitjet e ushtrisë ruse në Serbi (video)

Ushtritë e Serbisë, Rusisë dhe Bjellorusisë kanë zhvillue stërvitje të përbashkëta në Serbi, javën që lam mbas.

Gjuejtjet nga ajri dhe misionet e telekomandueme janë krye me sukses nga trupat ushtarake ruse, serbe dhe bjelloruse gjatë stërvitjeve të përbashkëta në Serbi.

Trupat kanë praktikue hedhje me parashutë, marshim, qitje, sulme të simulueme mbi bazat e terroristëve dhe aktivitete të tjera, njofton Russian Today.

Rreth 250 trupa ruse, tre avionë të transportit dhe nji numër i madh i automjeteve, morën pjesë në pjesën aktive të ushtrimeve ushtarake, e cila përfundoi më 9 Nandor.

Trupat ruse kanë me qendrue në Serbi deri të Martën e ardhshme për me marrë pjesë në analizën e stërvitjeve, ka njoftue Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.