Zbulohen detaje t’reja: Udhëtarët mbeten gjallë 3 minuta n’tym!

avionigjetje

Alarmi i tymit ra për të paktën tre minuta në bordin e aeroplanit EgyptAir, përpara se të binte në det.

Këtë lajm e kanë konfirmu hetuesit, nderkohë që janë publiku fotot e para nga mbetjet e gjetuna t’aeroplanit.

Mediat egjiptiane thonë se zhytësit kanë gjet edhe kutinë e zezë t’aeroplani.

Ajo mund t’ofrojë të dhana të randësishme për arsyet e rrximit t’aeroplanit.

Këto të dhana sugjerojnë se shkak për rrximin e aeroplanit ka qenë zjarri në bord, ma shumë se bomba.

Ekspertët thonë se nuk përjashtohet mundësia që të ketë pas nji pajisje që ka shpërthye.

Teksa disa zyrtarë egjiptianë thonë se dyshohet për terrorizëm, asnji grup nuk e ka marrë pergjegjësinë.

Rrximi i aeroplanit të EgyptAir, që po fluturonte nga Parisi për në Kajro t’Ejten, shkaktoi 66 viktima.

 

Publikohen pamjet e para të pjesëve t’aeroplani egjiptian!

Ushtria egjiptiane ka publiku fotot e para të pjesëve të aeroplanit të kompanisë “Egyptair”, i cili u rrxue në ujnat e Mesdheut t’Ejten.

Pamjet tregojnë pjesë të sediljeve, jelekë shpëtimi dhe veshje të udhëtarëve.

Logoja e kompanisë vërehet dukshëm në disa prej sendeve të gjetuna gjatë operacionit të kerkimit.

Gjeneral brigade Mohammed Samir, zadhanës i ushtrisë egjiptiane, konfirmoi se fotot e publikueme sot i përkasin avionit të zhdukun dhe udhëtarëve që kanë qenë mbrenda tij.