Publikohen pamjet kur puçistët tentuen me arrestue Erdoganin

Recep Tayyip Erdogan i ka rezistue nji grusht shteti të ushtrisë në Turqi.

Megjithëse u raportue se presidenti turk kërkoi azil në Britani të Madhe dhe Gjermani, u zbulue se Erdogan kishte qëndrue në qytetin turistik të Marmarisit.

Sot kanë dal në shesh disa video të sigurueme prej medieve turke, teksa shihet nji operacion i gjanë për arrestimin e presidentit turk.

Ushtarët shihen tue bastisë hotelin ku ka qëndrue për pushime Erdogan, i cili ishte largue gjysë ore para përpjekjes për arrestimin prej ushtarëve.

Plani ishte që mbas arrestimit të presidentit, të dërgohet me helikopter në nji burg të sigurisë së naltë.