Publikohet emni i pare nga Maqedonia në Panama Papers

Aleksandar Panovski asht emni për të cilin ka informacione se ka lidhje me aferën “Panama Papers”, të publikueme në portalin e Konzorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues.

Ky emën paraqitet në skemën e publikeme në portal dhe lidhet me kompaninë me emën “Orient Oil dhe Gaz Limited” me adresë në Ishujt Britanikë.

Në portal asht publikue edhe adresa e tij në Shkup.

Sipas sqarimit të publikuem në portal, Panovski asht drejtor dhe aksionar i kësaj shoqnie aksionarësh nga 8 Qershori i vitit 2009, transmeton TetovaSot.

 

panamapapers