Publikohet levizja e kombit i cili la 14 të vdekun në Barcelonë (video)

Mediat spanjolle kanë publikue videon ku shihet kombi i bardhë tue lëviz me shpejtësi të madhe në rrugën ‘La Rambla’ në Barcelonë.
Ai moment asht kap nga nji objekt afër, ndërsa vetëm shkurtazi shihet lëvizja e kerrit.

Aty shihet se si kambësorët e frikësuem ikin me vrap.

Në sulmin e djeshëm në kryeqytetin e Katalonisë kanë mbet të vdekun 14 persona, kurse ma shumë se 100 janë lëndue.

Deri tash nuk dihet se kush e ka drejtue kombin, edhe pse janë arrestue katër persona.