Publikohet lista me 30 kandidatët ma të votuem të koalicionit LDK-AKR-Alternativa (emnat)

Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me AKR’n dhe Alternativën, në zgjedhjet e 11 Qershorit, janë rendit në vendin e tretë me 25,79 për qind të votave.

Tashma asht publikue edhe lista me 30 kandidatët ma të votuem të këtij koalicioni, në të cilën ma shumë se 50 për qind të votave i ka fitue i nominuemi për Kryeministër dhe bartësi i listës Avdullah Hoti.

Lista nuk asht definitive mbasi, ma shumë se 100 kuti janë shkue në rinumërim, gja që kjo listë asht nxjerrë simbas rezultatit të numërimit nga 73% të votave, që i bje se rreth 27% të votave apo ma shumë se çereku mungojnë.

Listës i prin Avdullah Hoti, i cili ndiqet nga kandidatja e LDK’s Vjosa Osmani, Driton Selmanaj, ndërsa në vendin e katërt gjendet kreu i AKR’s Behgjet Pacolli.