Publikohet nji listë e rrallë e mërgimtarëve që e ndihmuen Adem Jasharin me pare (foto)

Kjo asht lista e atyne qe e ndihmuen ADEMIN, për të cilët flet Rifat Jashari.

Në rreshtin numer 10 shkruen : Ismet Tahiraj në emër të SHISH (Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë në Neuchâtel (CH) 300- frs. Kryetar i kesaj shoqate ka qenë, i ndjeri, Imer Kelmendi, nënkrytar kam qenë unë (SK) dhe sekretar ishte Ismet Tahiraj.

Jemi shumë të lumtun që në atë kohë kishim mujt sadopak m’i ndihmue Adem Jsharit dhe bamë atë qe s’e bani as Bukoshi (Qeveria) as LPK (Vendlindja therret). I muloftë marrja dy herë: një herë që rrenin se i ndihmonin e një herë që s’i kanë ndihmuar!

Kjo ndihme asht dorëzue me 01.02.1997 dhe asht nënshkrue nga vetë Rifat Jashari, por këto franga dhe marka janë mbledhë në vitin 1996. E theksova ketë për të treguar se ne-disa (në Diasporë) e kemi ditur kush po i vret policët serbë në Kosovë!