Publikohet për herë të parë letra e Bushit: Ku ishte Bushi, si reagoi dhe qysh e shpalli luften kundër terrorizmit!

Sot, për herë të parë, publikohet raporti i plotë i fjalëve të Bush’it në momentin kur ai e mori lajmin se u sulmuen Kullat Binjake, shkruen Indepenent.

Ky dokument u publikue për herë të parë mbas sulmeve që ndodhën 15 vite ma parë.

Për shenimin e 15-vjetorit të sulmeve, ish sekretari i presidentit të atëhershëm George W Bush, Ari Fleischer ka vendos me i publikue gjashtë faqet e raportit të cilat tregojnë fjalët e Bush’it në momentin e sulmit.

Reagimi i Bush’it ishte i menjihershëm për hakmarrje kundër terroristëve.

Fillimisht, ish presidenti e kishte telefonue nënpresidentin e tij Dick Chaney nga aeroplani presidencial Air Force One dhe i tha “Do t’i kapim b****. Na jemi në luftë”.

Mbasi kishte ndërpre telefonatën me nënpresidentin, Bush i tha ndihmësit të tij: “Kur ta kuptojmë se kush e bani këtë, ata nuk do të më duen aspak mue si president. Dikush do të paguajë”, shkruen Independent.

Presidenti i atëhershëm amerikan u tha gjithashtu ndihmësve të tij të cilët ishin me të në aeroplanin Air Force One: “Nuk më pritet ta gjej se kush e bani këtë. Do të na marrë kohë deri sa t’i gjejmë ata, do t’i shtrydhim në shuplakë të dorës”, ka thanë Bush.

9 ditë ma vonë, Bush shpalli luftën kundër terrorizmit.

Këtë e tha edhe gjatë nji seance të përbashkët me Kongresin amerikan:

“Sapo ka fillue lufta jonë kundër Al-Kaidës, kundër terrorit, e që kjo luftë nuk do të marrë fund deri në ndaljen dhe shfarosjen e terrorizmit global”.

Shumë më pas e kritikuen shpalljen e luftës nga ish presidenti, por kjo gjithashtu u përkrahë me duartrokitje nga të gjithë pjesëtarët e Kongresit amerikan.

Fleischer tregoi se ditën kur ndodhi sulmi, ai dhe ish presidenti Bush ishin në nji vizitë në Shkollën Fillore “Booker” në Florida.

Ai tregon se mbasi hynë në shkollë, presidenti u lajmërue se nji aeroplan kishte godit Kullën veriore të Qendrës Botnore Tregtare, e cila në fillim u supozue të jetë nji aksident.

Lajmi për sulmin e dytë që ndodhi në Kullën tjetër Binjake, e gjeti presidentin tue lexue për nxanësit tregimin “The Pet Goat”.

Gjatë leximit, nji ndihmës iu afrue ish presidentit Bush dhe i pëshpëriti në vesh “Amerika asht nën sulm”.

Mbasi u larguen nga shkolla, Fleischer tregon se Bush nuk deshi me dhanë alarmin e jashtëzakonshëm mbasi ende nuk diheshin saktë të dhanat për këto dy goditje.

Ata hipën ne aeroplanin Air Force One.

Bush menjiherë mori në telefon Shërbimin Sekret në Washington, e mbas telefonatës me ta, Fleischer tregon se Bush tha: “Due me shkue në shtëpi sa më shpejtë të jetë e mundun. Due me qenë në Washington tash”.

Ai kishte telefonue gruen e tij Laura Bush mbasditen e 11 Shtatorit.

Ai kishte telefonue gruen e tij Laura Bush mbasditen e 11 Shtatorit.

Si nji krishterë i devotshëm i tregoi se asht rrugës për në shtëpi, por gjithashtu i tha: “Nëse nji aeroplan niset drejtë Shtëpisë së Bardhë dhe unë jam aty, duhet ta dish që e kam lexue sot Biblën. Zoti do të na ndihmojë”, tregon letra e publikueme nga ish sekretari i presidentit Bush, Ari Fleischer.

 

11-bushiiii

 

10-bushi

 

9-bushii

 

8-bushii

 

7-bushi

 

6-bushi

 

5-bushi

 

4-bushi

 

3-bushiiii

 

1-bushi