Pulla postare me Nanën Terezë zgjedhet ma e mira nga nji juri ndërkombëtare

Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello” e ka përzgjedhë pullën postare dedikuae Himnit të Nanës Terezë, si pullën ma përmbajtësore me karakter fetar.

Autore e pullës postare asht Dijana Toska, ndërsa asht dizajnue nga organizata Little People of Kosova, Hilmnijeta Apuk dhe emetue nga Posta e Kosovës me datë 15 Gusht 2016 me rastin e Shejtnimit të Nanës Terezë. Siç merret vesh, ndamja e çmimit ka me u ba më 24 Shtator 2017 në Legnano të Veronës në Itali.

Si shpërblim, Postës së Kosovës ka me ju akordue nji çertifikatë dhe plaketa e lajmërimit “L’Annunciazione” e punueme nga mjeshtri Enrico Manfrini.