Puna e misionit EULEX po rishikohet nga ekspertë britanikë

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka pritë sot në takim nji ekip ekspertësh nga Britania e Madhe të përbamë nga Anthony Welch dhe Maureen Brown, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për me ba rishikimin e punës së EULEX’it dhe të deleguemve nga Britania e Madhe, para vazhdimit eventual të një mandati shtesë për këtë mision.

Qysh thuhet në njoftim, kryetari Hasani ka falënderue shtetin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhanë për Kosovën, në veçanti për gjyqësorin.

Sa i takon misionit të EULEX, kreu i Supremes e vlerësoi si shumë ma të avancuem këtë mision, krahasuem me misionin paraprak atë të UNMIK.

Gjykata njofton se ai ka theksue se Kosova ende ka nevojë për mbështetje ndërkombëtare.

Por, meqë po themelohet Dhoma e Specializuar, e cila do të merret me rastet e krimeve të luftës, mendoj se vendorët kanë kapacitete për t’i gjykuar rastet tjera. Rolin e EULEX-it, në të ardhmen, më shumë do ta shihja në procesin e integrimit të veriut të vendit, si një mision me një format të kufizuar në kompetenca dhe kapacitete”, asht shprehë kryetari Hasani.

I pyetun nga ekspertët britanikë nëse nji mbështetje e EULEX nevojitet edhe për rastet e krimit të organizuem dhe korrupsionit, Hasani tha se në këtë drejtim ky mision mundet me u transferue në nji gjykatë mobile të EULEX, dhe eventualisht me veprue në raste të ndjeshme, ku vlerësohet mundësia e ndikimeve nga jashtë.

Para përfaqësuesve britanikë, kryetari Hasani e ka theksue nevojën e koncentrimit në profesionalizëm, dhe cilësi e jo vetëm në numra.

Hasani shtoi se gjyqësori ka nevojë për rritje të profesionalizmit, llogaridhanies së prokurorëve dhe gjyqtarëve, për me u vërejt rezultatet.