Punësohen 4 persona me aftësi të kufizueme në Kuvendin e Kosovës

kuvendiikosoves.jpg

Katër persona me nevoja të veçanta zyrtarisht sot kanë fillue punën në administratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesia e Kuvendit, në mbështetje të nenit 12 të ligjit për aftësimin riaftësimin dhe punësimin e personave me nevoja të kufizueme, në mbledhjen e mbajtur me 11 Maj ka marrë vendimin për rekrutimin e këtyre personave në administratën e Kuvendit.

Në raportin e siguruem nga Gazeta Fjala thuhet se administrate e Kuvendit, ngarkohet me vendimin që e ka nënshkrue Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për punësimin e këtyne personave.

Gazeta Fjala, javën e kalueme ka raportue për premtimin e dhanë ma herët nga Veseli, i cili vetëm pas rishikimit të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2016, ka me i punësue katër persona me nevoja të veçanta në këtë Institucion.

fjala