“Punët ma mirë me Serbinë i ka Thaçi, jo Kosova”

visarymeriii

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i asht rikthye kritikave ndaj Presidentit të shtetit Hashim Thaçi.

“I ashtuquejtuni President, Hashim Thaçi, paska deklarue se marrëdhaniet me Serbinë i kemi ma të mira se qysh prezentohen në publik. Kur flet në shumës, me gjasë Hashim Thaçi e ka fjalën për klanin “Pronto”, sepse populli i Kosovës marradhëniet me Serbinë i ka ma të këqija se sa ato doken në publik”.

Serbia po e bllokon Kosovën në organizmat ndërkombëtarë; Serbia po e lufton Kosovën së mbrendshmi përmes projekteve si “Zajednica” dhe projekteve kolonizuese si “Lugina e Diellit”; ajo përmes “Listës Srpska” po e bllokon formimin e ushtrisë së Kosovës.

Por, Thaçi vërtet i ka punët mirë me Sërbinë. Për shkak se asht i ngueshëm ndaj Serbisë, përmes deputetëve të Listës “Srpska” ai u ba president. Për mos me qënë kurrë i tillë”, thekson Visar Ymeri.