Punëtore seksi, industri në rritje në Kosovë

Në qytetin ku ajo e ban “punën e saj”, shumica e njohin njani-tjetrin. Asht ndër ato qytete ku ndodhin shumë organizime, e vala e jetës normale nuk ka se si të ndalet. Afërdita, mbi të 40’at, e hap lokalin e saj qysh në mëngjes dhe kësisoj e shijon këtë kohë të ditës tue mos pasë klientët që ma vonë i vijnë për vajzat që ajo ka punësue.

Nëse mëngjesi nuk shkon me çaj, gjithmonë egziston mundësia e alkoolit. Ka mbi dhetë vite që ajo e mban këtë lokal, ku nuk ushtrohet prostitucion. Mashkujt e moshave të ndryshme vijnë më shumë në orët e mbasdites, shumë prej tyne të gatshëm me i shkue punës deri në fund.

Në këtë lokal, Afërdita tregon, ka vetëm prekje dhe shkëmbim të pareve.

“Lokale të tilla napër këtë qytet ka sa të duesh. Poshtë restorante, nalt motele. Këtu vetëm vijnë sa me ba pak hajgare me neve, ndërrojmë llafe, gjithçka asht e sigurt”, tregon Afërdita. Ato vetë i kanë provokue mashkujt e moshave të ndryshme.

Në qytetin ku punëtorët e seksit po lulëzojnë, 15-vjeçarët, 35-vjeçarët dhe 50-vjeçarët janë në thesin e njajtë të dëshirës për me kaue pak kohë me nji vajzë a grue, në këmbim të pareve, në cilësinë e klientit, shkruen sot gazeta ‘Zeri’.