Punëtorët e KEDS sot protestojnë para zyreve në Mitrovicë, premtojnë protestë të madhe për 1 Maj

Rreth 50 punëtorë të KEDS në Mitrovicë, kanë protestuar para zyrave të kompanisë së tyre për shkak të mos vazhdimit të kontratave të punës, dhe kanë kërkue zbatimin e kontratave kolektive nga ana e Qeverisë.

Protestuesit thanë se në rast se nuk zbatohen këto kontrata, kane me i radikalizue protestat dhe kane me u shtri në shumë distrikte në Kosovë. Gjithashtu ata premtuen nji protestë të madhe me 1 Maj në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

punetoret