Punëtoret e larguem nga KEDS protestojnë para ministrisë

Rreth 50 punëtorë, pjesë e atyne që janë largue nga puna mbas mbylljes së departamentit të projekteve në operim në KEDS, janë tue protestue para Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ata kanë bllokue hymjen e kësaj ministrie, ndërsa kërkojnë nga institucionet që të zgjedhin këtë problem, masi simbas tyne, kjo formë e largimit nga puna asht diskriminuese.

Protestuesit po e përpilojnë nji regjistër, të cilin do ta dorëzojnë tek ministri i kësaj ministri, Arban Abrashi, pjesë e të cilit janë edhe punëtorë nga komuna të tjera.

Qëllim i përpilimit të këtij regjistri asht moslargimi i 100 punëtorëve nga puna.

Ata kanë paralajmëru se edhe nesër do të protestojë secili punëtor në komunën e tij.