Punëtorët e Llamkosit protestojnë para AKP

Duem punë dhe bukë, të zgjidhet fati i punëtorëve të Llamkosit, kërkojmë pagat e papagueme.

Këto ishin mbishkrimet mbi pankartat e 200 protestuesve drejtuem Agjencisë Kosovare të Privatizmit e Qeverisë.

Të pakënaqun me fatin e fabrikes “Llamkos”, ish-punëtorët e saj edhe para kameras së Televizionit Rrokum shpalosen disa nga kërkesat e tyne.

Mbas takimit e bisedimeve me krenët e AKP’s Kryetari i Sindikatës së Llamkosit, Enver Isufi, tregoi për përgjigjet e marra.

Simbas Isufit kërkesat e punëtorëve janë në procedure, e cila ka me zgjatë dy muej varësisht nga gjykata.

Edhe mbas fjalimit të kryesindikalistit të Llamkosit, punëtorët e paknaqun vazhduen me brohoritë, sa gati nuk eskaloi situata.

Fabrika Llamkos në Vushtri ishte njana ndër bizniset ma të suksesshe në Kosovë, e cila punësonte ma shumë se 500 punëtorë si dhe eksportuesi ma i madh në vend, investuesi i mbi 400 milionë eurove.

Me shitjen e kësaj fabrike, punëtorve nuk iu garantue pothuejse asgja.