Vazhdon punimet Asambleja e NATO’s

Sot vazhdon dita e tretë e punimeve të Asamblesë së NATO’s në Tiranë, ku pritet me u mbajtë seanca plenare e Asamblesë. Në takimin ku po marrin pjesë 260 parlamentarë nga 28 vende anëtare të aleancës, pritet me u rikqyrë arritjet e misionit mbështetës të NATO’s në Afganistan, për të cilin Ministrat e Jashtëm vendosën me zgjatë edhe gjatë 2016 si dhe me i nda mendimet e tyne rreth sfidave, me të cilat po përballet Ukraina.

Sesioni i pranverës i Asamblesë së NATO’s, i paraprin takimit të nivelit të Naltë të krenave të shteteve dhe qeverive në Varshavë në fillim të muejit Korrik.