Putin befason me deklaratën për Kosovën

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklarue se Perëndimi në rastin e Krimesë mohon të drejtën e popullit për vetëvendosje, derisa në shembullin e Kosovës ban thirrje për respektimin e vullnetit të popullit.

Putin për Bloomberg ka thanë se asgja nuk mund të bahet kundër vullnetit të popullit, tue shtue se disa nga partnerët rusë këtë e shohin me mirëkuptim.

“Kur përmendet Krimeja, tentojnë që mos ta vërejnë se ky asht vullnet i popullit që jeton në Krime – ku 70 për qind e tyne janë rusë etnikë, kurse të tjerët e flasin rusishten si gjuhë të nanës. Ata kërkojnë t’i bashkohen Rusisë. Në nji vend, Kosovë, ju mund të përdorni vullnetin e popullit, por jo edhe këtu. Këto janë lojna politike”, ka thanë Putin.