Putin dhe Macron tentojnë me zbutë Kim Jong-un

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai francez, Emmanuel Macron kanë ba thirrje për negociata direkte me Korenë e Veriut për me ulë tensionet mbas testeve të fundit me raketë, njoftoi sot Kremlini.

“Gjatë nji bisede telefonike, dy krenët e shteteve u treguen të bashkuem për sa i përket karakterit të papranueshëm të nji vazhdimi të përshkallëzimit të tensioneve në gadishullin korean”, deklaroi Kremlini në nji komunikatë.

“Ata janë pajtue mbi nevojën e zgjidhjes së kësaj situate jashtëzakonisht të komplikueme vetëm me mjete politike dhe diplomatike, tue rifillue negociatat e drejtpërdrejta”,vazhdoi presidenca ruse.

Korea e Veriut ka shkaktue zemërimin e komunitetit ndërkombëtar, madje edhe të aleatit të saj ma të ngushtë, Kinës, mbas zhvillimit të testeve me bombë atomike, ku njana prej tyne ishte 16 herë ma e fuqishme se sa ajo në Hiroshima.