Putin e kanos Turqinë me armë nukleare

Nji burim i afërt me Putin’in i ka thanë gazetarit  Robert Parry se Rusia e ka kanos Turqinë që, nëse së bashku me Arabinë Saudite e sulmon Sirinë,  ka me i përdorë armët nukleare taktike.

Tue shkrue për “Consortium News”, Parry paralajmëron për rrezikun e Shteteve të Bashkueme dhe të aleatëve të saj, se  rrezikojnë me dheze “Luftën e Tretë Botnore” nese eskalon konfliktin në Siri për me i pshtue kryengritësat që janë pranë dështimit.

“Nëse Turqia (me qinda mija ushtarët e grumbulluem afër kufinit të Sirisë) dhe Arabia Saudite (me forcat e veta të sofistikueme) vazhdojnë ma tej me kërcënimet dhe me ndërhymje ushtarake me pshtue klientat e tyne kryengritës nga ofensiva e fuqishme e qeverisë Siriane që mbështetet nga Rusia, atëherë Rusia ka me vendose se çka duhet me ba për me mbrojte personelin e vet ushtarak me 20.000 njerëz mbrenda Sirisë”, shkruen Parry.

“Nji burim i afërt me Kryetarin Rus Vlladimir Putin m’tha se rusët i kanë paralajmerue Kryetarit turk Redep Tayipp Erdogan se Moska asht gati me i përdorë armët nukleare taktike, nëse ka me pase nevojë me i mbrojtë trupat e veta  përballë nji sulmi Turko-Saudit. Me qëne se  Turqia asht anëtare e NATO’s, mbas çfarëdo konflikti të tillë, menjiherë ka me eskalue nji luftë totale nukleare”.

Tue e marr parasysh se kush asht Parry, kjo sugjeron se informacioni duhet me u trajtue me seriozitet. Parry e  zbuloi skandalin Iran-Contra për Associated Press dhe Newsweek dhe ma vonë e mori shpërblimin “George Polk” për punën e tij në çashtjet e inteligjencës.
Simbas Parry’t, ndonëse Kryetari Obama kishte “kërkue që Erdogan të zbutet dhe se ja kishte ba të qartë se Shtetet e Bashkueme nuk do t’i bashkoheshin në këtë invazion”, ai “nuk kishte kërkue prerazi me ndal nji ndërhymje të tillë”./yahoo-news/