Putin i çon 55 mijë ushtarë në kufinin ukrainas. Tutë për ndërhymje ushtarake

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vendosë 55 mijë trupa ushtarake në kufinin me Ukrainën, tue shkaktue tutën e ndonji ndërhymje të mundshme ushtarake.

Ndërsa, në territorin ukrainas, prania e ushtarëve rusë varion nga 5000 deri në 7500.

Nga ana tjetër, në Kiev janë shtue dyshimet se Rusia po ban përpjekje që me rrxue qeverinë.

Ma herët ka pasë njoftime edhe për dërgimin e disa ushtarëve rusë në Bjellorusi, në afërsi të kufinit me Ukrainën.

Pamvarësisht sanksioneve nga Perendimi, Rusia vazhdon ofensivën në Ukrainë.