Putin i shkarkon 4 zyrtarë qeveritarë, kjo asht arsyeja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shkarkue katër zyrtarë qeveritarë, të cilët ma herët këtë muej janë zgjedhë anëtarë të Akademisë së shkencave të Rusisë.

Putin sot e ka publikue nji shpallje për shkarkimin e zyrtarëve, Vasily Khristoforov, Konstantin Kotenko, Aleksadr Fisun dhe Aleksandr Savenkov.

Në mbledhjen e Këshillit të shkencës dhe arsimit të qeverisë së Rusisë, më 23 Nandor, Putin tha se ka me shkarkue secilin zyrtar qeveritar, që e pranon zgjedhjen në Akademinë e shkencave. Aktualisht, 14 zyrtarë e kanë pranue zgjedhjen.

Putin ka thanë se nuk asht e mujshme që zyrtarët njikohësisht m’i krye obligimet e tyne në qeveri dhe akademi.