Putin ‘kallxon muskujt’ më ketë stërvitje të pazakontë (foto)

Avionët rusë fluturojë tue shmang njani-tjetrin, raketat kalojnë nëpër qiell dhe shtëllunga të mëdha tymi mbulojnë zonën.

Fatmirësisht, ky nuk asht fillimi i Luftës së Tretë Botnore, por nji stërvitje e trupave ajrore ruse, e njoftun si ‘Aviadarts’ raporton ‘Daily Mail’.

‘Olimpiada ushtarake’ asht projektue për me testue aftësitë e fluturimit dhe saktësinë e shënjestrave.

Këtë vit stërvitja po mbahet në rajonin e Voronezhit, në jug të Moskës.

Gjate stërvitjeve avionët duhet me shkatërrue objektivat e bazueme në tokë tue përdor raketa, mitralozë dhe topa, si dhe të kapërcejnë mbrojtjen anti-ajrore.

E përbame nga 60 ekipe te vogla ushtarake me aeroplana dhe helikoptera luftarake, stërvitja zhvillohet nga 14 dëri në 27 qershor.

Imazhet e maposhtme janë marrë gjatë hapjes së turneut.