Putin: Obama nuk ju përmbahet marrëveshjeve

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thanë sot se asht shumë e vështirë që me punue me administratën e tashme amerikane.

Simbas tij, kjo, për shkak se, administrata e Obamas nuk i përmbahet asnji marrëveshjeje, përfshi atyne në Siri.

Ai ka shtue se asht i gatshëm që me u angazhue me presidentin e ri amerikan, cilindo që populli amerikan e zgjedh, në mënyrë që m’i diskutue problemet./Reuters