Putin, qe qysh e vlerëson ai ‘efektin traumatik’ të BREXIT

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thanë se “efekti traumatik” i votimit në Britani për me u largue nga Bashkimi Europian ka me u ndje për nji kohë të gjatë, megjithëse janë qetësue trazinat në tregun global.

“Rezultati i referendumit e ka trondit tregun, por n’aspektin afat-mesëm gjithçka ka me u rregullue”, ka thanë Putin gjatë nji takimi të diplomatëve rusë në Moskë.

Pa e specifikue, ai gjithashtu ka thanë se “asht e qartë se efekti traumatik nga rezultati i referendumit ka me u ndje për nji kohë të gjatë”.

Megjithë dyshimet se Putin asht i kënaqun nga trazinat politike dhe ekonomike në Britani dhe BE, ai insiston se Rusia nuk ka pasë kurrfarë ndikimi në votimit britanik më 24 Qershor.