Putin: Rusia mund të kthehet n’Siri mbrenda pak orësh!

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka cilësu si të nevojshëm intervenimin ushtarak të vendit të tij në Siri dhe ka paralajmëru se pamvarësisht urdhnit për tërheqjen e trupave të dhanë këtë javë, Forcat Ushtarake ruse do të mund të kthehen në Siri mbrenda pak orësh, nëse situata në terren përkeqësohet, shkruejnë mediat e hueja, e percjell në shqip Republika.info.

Putini ka realizu nji ceremoni për ushtarët rusë që kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë, vetëm pak ditë mbas tërheqjes së trupave ruse nga atje.
Kampanja ushtarake i ka kushtu Rusisë ma shumë se 425 milionë euro, nji shumë që, simbas mandatarit rus, asht e “justifikueshme dhe e nevojshme”.