Putin shkon të Erdogani në Turqi

Nji ndihmës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se ky i fundit ka me vizitue Turqinë më 10 Tetor, për bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

 

Yury Ushakov tha se Putin ka me folë edhe në Kongresin Botnor të Energjisë në Stamboll.

 

Ky kongres ka me zhvillue punimet nga 9 Tetori deri më 13 Tetor.

 

Marrëdhaniet midis Turqisë dhe Rusisë kanë qenë të prishuna për rreth shtatë muej, mbasi Turqia ka rrxue nji avion luftarak rus në Nandor.

 

Por, ato janë përmisu që nga përpjekja për grushtshtet kundër Erdoganit, në muejin Korrik.

 

Putin dhe Erdogan janë takue për herë të fundit më 3 Shtator në margjina të nji samiti në Kinë.

 

Menjiherë mbas bisedimeve, zyrtarët rusë dhe turq të mbrojtejes kanë arritë marrëveshje për bashkëpunim ma të afërt ushtarak në Siri.