Putin t’Ejten viziton Turqinë, kjo asht arsyeja

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti rus, Vladimir Putin kanë bisedue në telefon rreth referendumit kurd në Irak, tue theksue randësinë e Irakut dhe integritetin territorial të Sirisë.

Zyra e Erdoganit ka thanë se Putini ka me vizitue Ankaranë t’Ejten, për me diskutue zhvillimet në rajon, përfshi edhe referendumin kurd.

Turqia, me nji popullsi të madhe kurde po lufton kryengritësit në territorin e tyne, tue kundërshtue çdo lëvizje drejt formimit të shtetit të ndamë Kurd.

Erdogan, ka kërcënue kurdët në Irak me sulme ushtarake dhe sanksione, përfshi edhe shkurtimin e eksportit me naftë në rajonin kurd të Irakut.