Putin: Trump nuk i ka dhanë sekrete Lavrovit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi të Mërkurën se homologu i tij amerikan Donald Trump nuk i ka dhanë kurrfarë sekretesh shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov gjatë takimit në Washington javën e kalueme.

Putin tha se Rusia asht e gatshme me dorëzue transkriptin nga takimi Trump-Lavrov nëse kjo ka me ndihmue që deputetët amerikanë me u bindë për këtë, raporton Reuters.