Putin vizitë në Krime, mbledh Këshillin e Sigurimit Rus

Presidenti Vladimir Putin ka mbërri dje në Krime, ku mbledhi Këshillin e Sigurimit rus mbas përshkallëzimit të tensioneve midis Moskës dhe Kievit në gadishullin e aneksuem prej saj, banë të ditun agjencitë ruse të lajmeve.

“Vladimir Putin kryesoi në Krime nji takim të Këshillit të Sigurimit dhe mandej mori pjesë në nji forum kushtue rinisë ruse”, njoftuen agjencitë e lajmeve.

Theksojmë se, Rusia akuzon Ukrainën për destabilizimin e Krimesë dhe orkestrimin e “akteve terroriste”.

Prej nji jave, Krimea asht në qendër të rritjes së tensioneve në mënyrë të papritun midis Ukrainës dhe Rusisë.

Gjatë vizitës së tij, Presidenti rus nuk ngurroi me sulmue Ukrainën, të cilën e konsideron si përgjegjëse për gjendjen në Krime dhe e akuzoi se nuk po respekton marrëveshjen e paqes.