Putin vizitë zyrtare 2 ditore në Greqi

Presidenti rus Vladimir Putin, u prit sot nga homologu i tij grek, Prokopis Pavlopoulos në pallatin presidencial, menjiherë mbas mbërritjes së tij në Greqi, në kuadër të nji vizite zyrtare dy ditore.

“Vizita juej në Greqi vjen në nji moment të randësishëm, jo vetëm për rajonin por për tane Europën”, tha Pavlopoulos kur u takue me Putin’in.

“Bashkëpunimi i ngushtë mes Rusisë, SHBA’ve dhe BE’s për me i dhanë fund luftës në Siri, asht jashtëzakonisht shumë i randësishëm në këto momente”, theksoi presidenti grek.

Ndërsa Putin tha se, asht koha me krye hapa specifikë për me i shfrytëzue mundësitë që ekzistojnë për përforcimin e marrëdhanieve dypalëshe, tue theksue nji rritje të konsiderueshme të turistëve rusë në Greqi.