Putin viziton Turqinë, qe kur

Putin Erdogan

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka me zhvillue të Ejten nji vizitë njiditore në Turqi për bisedime me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, të përqendruem mbi Sirinë dhe Irakun, theksuen mbramë dy palët.

Njoftimi i kësaj vizite u ba nga presidenca turke dhe Kremlini mbas nji bisede telefonike mes dy drejtuesve.

Turqia dhe Rusia mbështesin kampe kundërshtare në konfliktin sirian, por i kanë lanë anash mosmarrëveshjet këto muejt e fundit në përpjekje me arritë në nji zgjidhje që i jep fund luftës civile.

Shperndaje në: