Putini e terheq ushtrine prej Sirie!

Presidenti i Rusise, Vladimir Putin, njoftoi t’Hanën se Rusia ka me fillue tërheqjen e “pjesës kryesore” të ushtrisë së saj nga Siria, raporton The Washington Post.

Vendimi erdhi si pasojë e bisedimeve për paqe të ndërmjetësueme nga Kombet e Bashkueme mes qeverisë se Assad dhe kryengritësve, zhvillue në Gjenevë.
Tërheqja fillon sot, e Marte, në pesë-vjetorin e fillimit të protestës në rrugët e Sirisë, fillimisht si lëvizje paqësore që ma vone u shtyp brutalisht nga forcat e rendit të Assad.

Ky vendim i Putinit u prit si befasi dhe u vleresue unilateral, i shtytun nga humbjet qe po i perjeton qeveria e Assad, te cilen ai me intervenim e shpetoi dhe ja zgjati qendrimin ne pushtet.