Putini ja ban ‘bllok’ Amerikës, pezullon nji marrëveshje të randësishme!

putinipanama

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pezulloi nji program bashkëpunimi, që kerkon nga Rusia dhe Shtetet e Bashkueme me eleminue pjesë të rezervave të tyne me armë të plutoniumit.

Dekreti presidencial, i bamë publik të Hanën, thotë se zbatimi i Marrëveshjes SHBA-Rusi për Menaxhimin dhe Posedimin e Plutoniumit duhet të vihet në pritje, për shkak të “veprimeve jomiqësore të Washingtonit ndaj Rusisë”.

Marrëveshja, e nënshkrueme në vitin 2000 mbas disa vitesh negociata, asht konsiderue si kulm i bashkëpunimit dypalësh.

SHBA dhe Rusia zotojnë stoqet ma të mëdha në botë të plutoniumit, i cili mundet me u përdor për armë bërthamore.

Marrëdhaniet SHBA-Rusi kanë ra në nivelin ma të ulët që nga Lufta e Ftoftë, prejse Rusia ka aneksue rajonin ukrainas të Krimesë në vitin 2014.